Vulin viziton Moskën, me Patrushev flasin për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-serbe NULL NULL 25.05.2023 17:18 25.05.2023 17:18 Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, është takuar me drejtorin e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Alexander Vulin. Siç shkruan mediumi serb, N1, Patrushev e Vulin folën për “zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-serbe”, transmeton Klankosova.tv. Më tej, bëhet e ditur se Vulin ka mbërritur në Moskë për të marrë pjesë në takimin e 11-të ndërkombëtar të përfaqësuesve të lartë të ngarkuar me çështjet e sigurisë. Kujtojmë se Serbia është një nga shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023