Vulin: Ushtria serbe nuk hyri në Karaçevë në mënyrë të paligjshme, ishin në një patrullë të përbashkët me KFOR-in NULL NULL 10.08.2020 13:43 10.08.2020 13:43 Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u tha sot gazetarëve në Krushevac, në lidhje me pretendimet se Ushtria e Serbisë ka shkelur “vijën administrative” me Kosovën, se ishte një patrullë e përbashkët e tyre me Ushtrinë e Serbisë dhe të KFOR-it dhe se ka pasur drejtimin paraprakisht të përcaktuar dhe se nuk ka pasur kurrfarë kalimi ilegal. Vulin theksoi se ishte aktivitet i rregullt, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova. “E vërteta e vetme është se patrulla e njëkohshme e Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it dhe Komandës rajonale Lindje, do të thotë kontingjentit turk, bashkë me dy nga kontingjenti i SHBA, nga ora 16.50 deri në orën 18.10 ka pasur një patrullim të njëkohshëm nga drejtimi i fshatit Muhoc deri në fshatin Karaçevë e Ulët, sipas vijës administrative paraprakisht të përcaktuar”, tha Vulin. Ai ka thënë se dihet me saktësi ku lëvizin ata dhe paraprakisht duhet se nga do të lëvizet. Vulin ka thënë përpjekjet e Prishtinës janë të pranishme që siç thotë ai, edhe njëherë të sulmojnë Ushtrinë e Serbisë dhe të thonë se nuk po respektohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkel vijën administrative. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 47 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë