Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vulin: Nuk mund ta pranojmë formimin e ushtrisë së Kosovës

NULL NULL
18.02.2019 22:30

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, u ka thënë homologëve të tij në Abu-Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, se vendi i tij nuk mund ta pranojë formimin “e ushtrisë së të ashtuquajturës Kosovë” dhe se vetëm KFOR’i, i udhëhequr nga NATO’ja, është forcë legjitime në Kosovë nga këndvështrimi i Beogradit, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Në margjinat e një panairi të armëve dhe të pajisjeve ushtarake, Vulin thuhet të ketë biseduar me homologun e tij grek, Evangelos Apostolakis; me ministrin çek, Lubomir Metnar; dhe me ministrin e Mbrojtjes të EBA’së, Mohammed Ahmed Al Bowardi.

Vulin e ka falënderuar Greqinë për mbështetjen e Serbisë dhe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa Metnarit i ka thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe se përbën problemin më të madh të sigurisë në rajon, ka njoftuar zyra e Vulinit.

Sipas zyrës së ministrit serb të Mbrojtjes, Al Bowardi dhe Vulin janë pajtuar se bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes, ndërmjet EBA’së dhe Serbisë, është në nivel të lartë, por se ka ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në trajnim, mjekësi dhe siguri ushtarake.

Dy ministrat kanë njoftuar rritje të bashkëpunimit ushtarako-teknik, dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta.

Më herët, të hënën, Vulin ka thënë se në panairin e Abu Dabit është shfaqur interesim i konsiderueshëm për produktet serbe të industrisë së mbrojtjes.

Ai ka thënë se vëmendje e veçantë i është kushtuar sistemit të raketave Ralas, dronëve dhe bombarduesit Nora B-52, por edhe disa llojeve të municioneve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.