Vujiçiq: Prezantimi i Statutit të AKS-së ishte i pakëndshëm, Kurti e Bislimi talleshin me ne NULL NULL 02.05.2023 21:26 02.05.2023 21:26 Danijela Vujiçiq, shefe e Ekipit Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, u tha gazetarëve në Bruksel se në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po mbahet nën patronatin e BE-së, ka prezantuar Draft-Statutin e AKS-së. Siç ka theksuar ajo, prezantimi ka qenë i sikletshëm për shkak të shqetësimeve, siç tha ajo, të shkaktuara nga delegacioni i Kosovës. Pas takimit trepalësh, Kurti-Borrell-Vuçiq, ku u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur, më pas u prezantua Drafti i parë i statutit të AKS-së, i cili u përgatit nga ekipi menaxhues, i cili përbëhet nga katër persona nga komuniteti serb, në krye me deputeten e Kuvendit të Serbisë, Danijela Vujiçiq. Para gazetarëve në Bruksel, Vujiçiq tha se ishte e pamundur të prezantoheshin të 67 nenet dhe nëntë kapitujt e Statutit në 30 minutat që BE-ja i dha për formatin e bisedimeve të nivelit të lartë. Megjithatë, Vujiçiq theksoi se ajo dhe kolegia e saj nga Ekipi Menaxhues, Jelena Beloviq, kanë përjetuar siklet, sepse përfaqësuesit e Kosovës – kryeministri Albin Kurti dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi – sipas saj, vazhdimisht hidhnin kunja dhe talleshin. Ajo ka thënë se “kaosi erdhi” menjëherë pasi kanë hyrë në dhomë kur presidenti Vuçiq u ka thënë: “Ku jeni serbet e mia nga Kosova dhe Metohia serbe”, për çka siç tha ajo, delegacioni i Kosovës ka reaguar ashpër. “Nëse nuk do të ishte presidenti Vuçiq që ndërhyri për të na mbrojtur, do të ndodhte kaos”, tha Vujiçiq. Ajo kujtoi gjithashtu se drafti i statutit të AKS-së është hartuar para pesë vitesh, në periudhën prill-gusht 2018 dhe se për atë dokument janë konsultuar kryetarët e të gjitha komunave, akademikët dhe ekspertë nga fusha të ndryshme. “Më besoni, statuti është i shkëlqyer”, tha mes tjerash ajo. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 07/10/2024
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 07/10/2024