Vuçiqit i shterojnë idetë kreative, bën inskenime live për Kosovën (VIDEO) NULL NULL 01.03.2023 09:58 01.03.2023 09:58 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste live në Radio Televizionin e Serbisë, e përgatiti një skenar prej amatori. Duke folur për atë se si nuk do ta pranojë njohjen e Kosovës, një person i vjen në studio duke i dhënë disa letra. Pas kësaj prezantuesi e pyet për çfarë ka të bëjë, e Vuçiqi i përgjigjet se bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme, duke i thënë se aty e kishte vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, e cila e kishte vërtetuar dënimin e shkallës së parë ndaj ish-ministrit Ivan Todosijeviq për mohimin që ai ia kishte bërë masakrës së Reçakut, transmeton Klankosova.tv. “Kjo është dëshmi për një fjalë goje duan t’i dëbojnë të gjithë serbët nga Kosova. Kjo tregon se sa e vështirë është të diskutohet me njerëz të tillë”, deklaroi Vuçiqi. Në vitin 2019, kryetari aktual i Komunës paralele të Zveçanit, Ivan Todosijeviq, u dënua me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Më pas, më 2021 Apeli ia vërtetoi dënimin, e pas disa muajsh rasti u kthye në rigjykim nga Supremja. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months