Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiqi: Jam i gatshëm për kompromis, duam ulje të tensioneve

NULL NULL
02.06.2023 22:31
Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto: Arkiv

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se është i gatshëm për kompromis dhe bisedime për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Vuçiqi në një intervistë për TV Prva, potencoi se nuk është optimist për atë se çka është duke ndodhur, teksa shtoi se ‘na presin ditë të vështira’.

“U ndjeva i dëshpëruar duke dëgjuar, dhe kam dëgjuar të gjitha llojet e gjërave dhe di të duroj gënjeshtra, kam mësuar të duroj gjithçka. Por po bëhet gjithnjë e më e vështirë për mua për Kosovën. Nuk ka të bëjë me ‘Unë’ personalisht, por me Serbinë dhe popullin tonë. Nuk jam aspak optimist, na presin ditë të vështira. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të de-përshkallëzojmë”, tha Vuçiq për TV Prva.

“Nuk kemi të bëjmë fare me faktin që Perëndimi e di se Kurti është fajtor, sepse ai e di se çfarëdo që të bëjnë, amerikanët dhe gjermanët do të jenë në favor të ruajtjes së të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës dhe çdo ditë atje mund të jetë një përshkallëzim, sepse Kurti nuk do të ndalojë dërgimin e njësive speciale”.

Vuçiqi tha se do ulje të tensioneve paqe dhe kompromis.

“Duhet të mendoj dhe të masë gjithçka, të shoh se çfarë sigurie do të ketë populli ynë dhe jo vetëm çfarë do të dorëzohet, ne duam ulje të tensioneve, paqe dhe kompromis”, tha ai. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.