Vuçiqi e takon Sorensenin në Pragë, i flet për dialogun dhe Asociacionin NULL NULL 13.06.2025 16:39 13.06.2025 16:39 Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim në Pragë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit dha detaje për takimin në një postim në llogarinë e tij në Instagram. Vuçiqi tha se me Petersenin floën për dialogun e Brukselit, transmeton Klankosova.tv. “Theksova se Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë” “Vura në dukje se për vazhdimin e dialogut, është thelbësore të kthehemi te themelet e lëna pas dore të çdo diskutimi të mëtejshëm, siç është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. “I jam mirënjohës Përfaqësuesit Special Sorensen për seriozitetin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të sinqertë ndaj paqes dhe bashkëpunimit, si dhe për mbështetjen që BE i ofron Serbisë në rrugën e saj evropiane”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.