Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiqi e quan “marrëzi” kërkesën e shqiptarëve të Serbisë për asociacion të komunave

NULL NULL
11.03.2023 17:30
aleksandar vuciq bujanoc

Kërkesës së shqiptarëve në Serbi për një asociacion sikurse ai që po kërkohet për serbët në Kosovë, presidenti serb i është përgjigjur negativisht.

Aleksandar Vuçiqi ka thënë kërkesa e politikanëve shqiptarë nga Bujanoci për asociacion, nuk është reciprocitet por “marrëzi”, raporton portali “bujanovacke”.

“Këto janë marrëzi të tilla sa që nuk ka fjalë dhe, siç mund ta shihni, këtë po ua them shqiptarëve”, u përgjigj Vuçiqi sot në Bujanoc në pyetjen e gazetarëve, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën kohë, ai tha se dera e tij është e hapur për të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë anë.

Ai u tha politikanëve shqiptarë të këtyre trevave se do të ishte mirë që ata të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme nuk është mbijetesa e tyre politike dhe poenët politikë, por mënyra se si njerëzit mund të jetojnë më mirë.

“Shqiptarët e zakonshëm duan të jetojnë më mirë dhe dera ime dhe e të gjithëve në vend është e hapur për biseda për këtë temë”, tha Vuçiqi.

Gjatë vizitës që ai ia bëri një shkolle në Bujanoc, ai u pyet nga gazetarët shqiptarë se përse askush nga qeverisja lokale, e cila kryesisht përbëhet nga shqiptarët, Vuçiqi u përgjigj se të gjithë janë ftuar, por shtoi se “ndoshta nuk kanë ardhur sepse kjo nuk do të ishte popullore në Prishtinë”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.