Vuçiqi e nis “urgjentisht” ushtrinë drejt kufirit me Kosovën NULL NULL 26.05.2023 14:42 26.05.2023 14:42 aleksandar vuçiq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak para orës 14 i lëshoi një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj, tha ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq. “Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt” kufirit me Kosovën, tha Vuçeviq për Pink TV drejtpërdrejt nga qendra e Beogradit, raporton N1. Ai paralajmëroi se ngjarjet në veri të Kosovës, ku qeveria e Prishtinës po merr në dorë ndërtesat e vetëqeverisjes lokale, “nuk janë lojë, por kërcënojnë sigurinë e të gjithëve në rajon”. Siç theksoi ai, ushtria do ta përmbushë absolutisht urdhrin e Vuçiqit dhe do ta mbrojë sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e jetës së të gjithë qytetarëve të saj. “Është e qartë se po bëhet terror ndaj komunitetit serb në Kosovë”, ka përfunduar Vuçeviq. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë