Vuçiqi “e informon” Botsan Kharchenkon për “provokimet e përditshme brutale” në Kosovë NULL NULL 06.09.2024 18:47 06.09.2024 18:47 Presidenti i Presidenti serb Alleksandar Vuçiq, dhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko. Foto ilustrim | Arkiv Presidenti i Presidenti serb Alleksandar Vuçiq është takuar të premten me ambasadorin rus në Serbi Aleksandr Botsan-Kharchenko në Loznicë, në Serbinë perëndimore, për ta informuar atë për, siç thuhet, situatën në Kosovë dhe “provokimet dhe kërcënimet e përditshme të Prishtinës ndaj paqes dhe stabilitetit”. Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, pas takimit, Vuçiqi ka thënë se me diplomatin rus ka diskutuar për “çështje të rëndësishme me rëndësi bilaterale dhe me interes për dy vendet tona”. “Fillimisht e informova ambasadorin Botsan-Kharchenko për situatën në Kosovë e Metohi, provokimet e përditshme brutale, kërcënimet e përditshme ndaj paqes dhe stabilitetit dhe reagimin joefikas të të gjithë atyre të cilët ishin të përfshirë në dialog dhe duhet të kishin garantuar rezultatet e atij dialogu”, tha Vuçiqi, transmeton Klankosova.tv. Ai theksoi se e kishte njoftuar ambasadorin për peshën e pozitës së serbëve të Kosovës. “Duket se kemi pasur mirëkuptim nga pala ruse për këtë çështje. Ne kemi diskutuar për të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, presim ndërtimin e një qendre dispeçer nga Hekurudhat Ruse. Presim bisedime të mëtejshme për shumë projektet energjetike dhe infrastrukturore”, deklaroi Vuçiqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025