Vuçiq uron Handken për Nobelin: Ky çmim është edhe për cilësitë morale që ke

Vuçiq uron Handken për Nobelin: Ky çmim është edhe për cilësitë morale që ke

10 muaj më parë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar shkrimtarin austriak Peter Handke për Nobelin e fituar në letërsi, i cili ka mbrojtur gjenocidin që kreh Sllobodon Millosheviqi në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Vuçiq për më tepër e lavdëroi Handken edhe për “cilësitë e pakrahasueshme morale” që ai ka, njofton Klan Kosova.

I pari i serbëve i bëri thirrje Handkes që të luftojë për idealet e tij prej një intelektuali të lartë.

“I dashur mik, pranoni urimet e mia të sinqerta. Si laureat i Çmimit Nobel, ju jeni i pavdekshëm. Ky çmim është një çmim për veprën tuaj të shquar letrare, për njohurinë dhe krijimtarinë tuaj, por edhe për cilësitë tuaja të pakrahasueshme morale, për guximin dhe dinjitetin. Luftoni për idealet tuaja të një intelektuali të lartë”, ka shkruar Vuçiq, njofton Tanjug.

Ndërkaq, në Stokholm po mbahen protesta për të shprehur zemërimin që një çmim i tillë iu dha një mbrojtësi të kriminelit serb që kreu gjenocid.