Vuçiq: Të dielën në zgjedhje dalin veç 100 serbë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Të dielën në zgjedhje dalin veç 100 serbë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 21.04.2023 20:29

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq, po paragjykojnë numrin e pjesëmarrësve të votuesve për zgjedhjet e të dielës në veri të vendit.

“Nesër nuk do të dalin më shumë se 100, sepse këta njerëz nga perëndimi po krijojnë një cirk, mendojnë se me dhune mund t’i detyrojnë serbet ta duan Kosovën e pavarur, do paguajnë disa organizata joqeveritare, disa media, duke i detyruar te marrin pjesë në zgjedhje dhe ne fund do ta shihni se populli serb nuk do”, ka thënë Vuçiq.

Përveç në shifra, mbajtjen e zgjedhjeve atje e para e qeverisë serbe Ana Bërnabiq po e quan hipokrizi e fund të demokracisë për Kosovën.

“Të organizohen zgjedhje në të cilat marrin pjesë më pak se 2% e popullsisë, disa ditë pasi kemi shënuar 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshja e parë për normalizim dhe të cilën Prishtina nuk e përmbushi asnjë fjalë të vetme nga ajo Marrëveshje e Brukselit”, tha Bërnabiq.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq do të mbahen këtë të diel.