Vuçiq takon senatorët amerikanë: Zgjidhja për Asociacionin bazohet ekskluzivisht në marrëveshjen e Brukselit NULL NULL 25.05.2023 11:06 25.05.2023 11:06 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se prioritet për Serbinë është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, njofton Klankosova.tv. Kreu i shtetit serb në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka theksuar se senatorët amerikanë i ka falënderuar edhe për angazhimin e tyre në mbështetjen e dialogut me Kosovën. “E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”. Vuçiq deklaroi se në takim ka ripërsëritur vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-në në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters gjatë së hënës qëndruan për vizitë në Kosovë ku në mesin e temave të diskutimit me krerë shtetërorë ishte edhe formimi i Asociacionit, njofton Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025