8:45, 20 Korrik 2019

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do t’u drejtohet sot serbëve lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat në Serbi, njofton Klan Kosova.

Vuçiq nesër deklarohet për dorëheqjen e Haradinajt

Ndërsa ka qenë vetë Vuçiqi që menjëherë pas vetëlargimit të Haradinajt është takuar me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviq.

Vuçiq në takim urgjent me bashkëpunëtorët mbi dorëheqjen e Haradinajt

Pas këtij takimi, ai nuk është deklarua për media – megjithatë zyra e tij ka njoftuar se sot me fillim prej orës 10:00, Vuçiq do të flas para serbëve për implikimet e mundshme të dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë