Vuçiq: S’kam nënshkruar asgjë – më rëndësi për ne është Asociacioni NULL NULL 18.03.2023 23:07 18.03.2023 23:07 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se në takimin disa orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ka nënshkruar asgjë dhe se sipas tij, ky proces tek po fillon. Ai tha se “e di që edhe sonte, pala shqiptar do të theksojë se unë s’kam nënshkruar asgjë”, njofton Klankosova.tv. “Do të thotë se nuk përfundon sot ndonjë gjë. Thjeshtë kam theksuar faktin që të dy palët kanë thënë se cilat janë vijat e kuqe. Besoj që kemi bërë një hap tutje në një atmosferë konstruktive dhe do të vazhdojmë punën”, është shprehur Vuçiq. Tutje, ai tha se për palën serbe është e rëndësishme formimi i Asociacionit në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të negociatave, teksa shtoi se është folur edhe për personat e pagjetur. “Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve por kjo do të varet nga ajo se si plani i implementimit do të përpunohet tutje”, është shprehur Vuçiq, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë