Vuçiq: Serbia e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon

Vuçiq: Serbia e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon

NULL NULL
1 muaj më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë iu drejtua pjesëmarrësve të Debatit të Përgjithshëm, në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përmes një video-lidhje, me mesazhin se politika e jashtme e Serbisë synon integrimin evropian, thellimin e bashkëpunimit me vendet e botës dhe veçanërisht raporte bashkëpunimi me fqinjët.

“Politika e Serbisë – këmbëngulja në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, bashkëpunimit dhe përparimit ekonomik, është baza për t’iu qasur zgjidhjes së një problemi të gjatë, në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai përmendi edhe siç tha përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kosovës megjithë të gjitha pengesat, transmeton Klan Kosova.