Vuçiq pret në takim Lajçakun - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq pret në takim Lajçakun

NULL NULL
13.03.2023 15:49
Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajcak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Vuçiq priti Lajçakun në ndërtesën e presidencës, shkruan Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, pas takimit do të dërgohet një komunikatë në lidhje me takimin për mediat.

Vuçiq para takimit me Lajçakun tha se para nisjes për në Ohër do t’u drejtohet qytetarëve për t’i informuar se çfarë duhet të bëjë Serbia në periudhën e ardhshme.