16:23, 15 Korrik 2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq  gjatë pritjes që i bëri në aeroportin e Beogradit homologut të tij francez ka thënë se  ripërtëritja e miqësisë mes dy vendeve nuk do të kishte sukses pa këmbënguljen, energjinë dhe dëshirën e Francës për t’u kthyer në këtë rajon.

“Dua të falënderoj dhe të them se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm. Më lejoni t’ju falënderoj për besimin tuaj në Serbi, që inkurajuat investitorët tuaj që të vijnë në vendin tonë. Unë jam i nderuar që sot dhe nesër mund t’ju pres në Beograd dhe Serbi, “tha Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë