Vuçiq përgëzohet nga Rusia për mosvendosjen e sanksioneve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq përgëzohet nga Rusia për mosvendosjen e sanksioneve

NULL NULL
1 month më parë

Serbia ende mbetet vendi i vetëm në rajon, ndërsa i dyti në Evropë pas Bjellorusisë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Lidhur me këtë, kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq është përshëndetur edhe nga Duma ruse e cila këtë veprim të Beogradit zyrtar e konsideron si “të guximshëm”.

Zëvendëskryetari i Dumës, Aleksandar Babakov tha për gazetën serbe “Politika” se Vuçiq po “tregon guxim të madh kur i reziston presionit kolosal nga Perëndimi, i cili sipas tij “dëshiron të detyrojë Beogradin t’i bashkohet sanksioneve kundër Moskës”, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe e vlerësojmë. Ne e kuptojmë se Presidenti i Serbisë është i gatshëm të paguajë një çmim kaq të lartë jo për shkak të “falenderimit”rus, por për shkak të bindjes së tij personale se shteti duhet të ketë një politikë sovrane, se një politikë e tillë thjesht nuk ka alternativë”.

Kujtojmë se gjatë viteve 90-ta, Rusia i kishte vendosur embargo ekonomike Serbisë pas luftërave të kësaj të fundit në ish-Jugosllavi.