Vuçiq për marrëveshjen: Bëhet ligjërisht obliguese për ne, kur nënshkruajmë ose pajtohemi gojarisht NULL NULL 21.03.2023 14:22 21.03.2023 14:22 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë lidhur me marrëveshjen me Kosovën dhe aneksin e zbatimit të saj se ajo bëhet ligjërisht obliguese për Serbinë vetëm kur e nënshkruan atë ose gojarisht pajtohet me të. “Serbia do ta përmbushë dhe do të punojë për zbatimin e gjithçkaje që ka thënë se do ta bëjë, pavarësisht faktit, se nuk mendoj që Prishtina do ta themelojë Asociacionin e Komunave Serbe”, është shprehur Vuçiq, transmeton KlanKosova.tv. Ai ka përsëritur se as që bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara, agjenci e trupa, derisa ka thënë se mund të flitet rreth gjithçkaje tjetër që çon në marrëdhënie më të mira me shqiptarët. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023