Vuçiq për deklaratën e BE-së për Navalnyn: Nuk jam në dijeni NULL NULL 29.02.2024 14:17 29.02.2024 14:17 Aleksandar Vuçiq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia nuk është harmonizuar me deklaratat e Bashkimit Evropian (BE) për çështjet e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se do të befasohej nëse do të ishte ndryshe. Ai shtoi se nuk i di detajet e deklaratës së fundit me të cilën presidenti rus Vladimir Putin mbahet përgjegjës për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny. “Do të habitesha nëse do të ishte ndryshe, edhe pse ju mendoni se është një tragjedi e madhe dhe një arsye për të na sulmuar. Është e rëndësishme që Serbia të zhvillojë politikën e saj të pavarur dhe të vlerësojë rast pas rasti”, iu tha Vuçiq gazetarëve në Tiranë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv. I pyetur për deklaratën për vdekjen e Navalnyt, Vuçiq tha se ai nuk është ministër i Punëve të Jashtme dhe se nuk ka njohuri për tekstin. Sipas tij, Serbia duhet të harmonizohet me kujdes dhe se ai është krenar për politikën siç e quajti “liridashëse të Serbisë”. Deklarata e BE-së për vdekjen e Navalnyt nuk e merr mbështetjen e Serbisë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sorensen deklarohet pas takimit me Bislimin: Jemi duke punuar, kjo është e gjitha 4 minuta më parë