Vuçiq pas takimit me Stoltenberg: S'më pëlqen t'ia hedh fajin dikujt tjetër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq pas takimit me Stoltenberg: S’më pëlqen t’ia hedh fajin dikujt tjetër

NULL NULL
17/08/2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë mbajtur konferencë për media pas takimit në Bruksel.

“Roli i KFOR-it, të cilin ne e respektojmë, është i rëndësishëm për ne, si dhe roli i NATO-s, të cilin ne poashtu e respektojmë. Ne besojmë se gjithmonë do të jemi në gjendje të gjejmë mirëkuptimin e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk më pëlqen t’ia hedh fajin askujt tjetër”, tha Vuçiq.

“Ne duam që të shmangim çdo mundësi për eskalim apo konflikt”, ka theksuar ai.

Presidenti serb ka vazhduar se nesër “presin bisedime shumë të vështira”.

Vuçiq tha se me Stoltenbergun kishin një takim shumë të rëndësishëm dhe gjithashtu tha se do të bisedojë edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe shumë të tjerë në Bruksel.