Vuçiq pas takimit me Quintin: Tërheqja e kryetarëve dhe policisë në veri kusht për ruajtjen e paqes NULL NULL 30.05.2023 10:56 30.05.2023 10:56 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se çfarë iu ka thënë ambasadorëve të vendeve të Quintit ku përfshihen SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Franca në takimin që pati sot. “Kam diskutuar për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të Quintit dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon, transmeton Klankosova.tv. Ai tha më tej se tërheqja urgjente e kryetarëve në veri si dhe e njësisë është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”. Në takim ishte i pranishëm edhe ministry serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.