17:57, 16 Nëntor 2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shtruar në spital pasi ka pasur probleme me zemrën.

Ai u pranua në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd dhe për trajtimin nga mjekët ai falënderoi gjithë stafin në institucion dhe tha se do të ishte në punë “me kohë të plotë” që nga e hëna, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit mjekëve dhe stafit në MMA. Faleminderit për të gjithë ata që janë kujdesur. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna,” tha Vuçiq në llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter ku postoi një foto të një mesazhi që ai ka shkruar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë