Vuçiq: Nuk u pajtuam rreth personave të pagjetur, pasi Kurti më kërkoi reparacione të luftës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Nuk u pajtuam rreth personave të pagjetur, pasi Kurti më kërkoi reparacione të luftës

NULL NULL
19.03.2023 11:53
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot iu adresua mediave në lidhje me takimin e djeshëm që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesit e BE-së në Ohër, për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiqi, ndër të tjera, tha se nuk kanë rënë dakord për çështjen e personave të pagjetur, pasi Kurti i ka kërkuar reparacione të luftës.

“Tani vijmë te pjesa e rëndësishme, që janë personat e zhdukur… Fatkeqësisht, Prishtina e përdori atë si një formë presioni ndaj Serbisë për shkak të reparacioneve të luftës”, tha Vuçiqi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS