Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
17/10/2015

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në shtatë vjetorin e themelimit të partisë së tij, tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Ai mbajti një fjalim me plot mburrje për udhëheqjen e tij, duke i thumbuar edhe rivalët politik, njofton Klan Kosova.

“Kosovën si shtet të pavarur nuk do ta njohim, por do të bëjmë çdo gjë që marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të normalizohen, të vendosen marrëdhëniet dhe të pakësohen armiqësitë e së kaluarës”, deklaroi Vuçiq në fjalën e tij.

Kryeministri serb tha se do të angazhohet për marrëdhënie të mira mes serbëve dhe shqiptarëve.

Po ashtu, Vuçiq, tregoi se vizioni i tij është ballkani pa kufij, në të cilin të gjithë do të respektohen mes vete, dhe bëri të qartë se Serbinë e sheh si pjesë të familjes europiane, por miqësinë që shteti i tij e gëzon me Rusinë, nuk mund ta shkatërrojë askush.

Kronikë nga gazetarja Edona Vuçitërna.