Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit

NULL NULL
10.05.2023 13:13

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se i mëtutjeshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Këto komente ai bëri pas takimit që pati me Kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, transmeton Klankosova.

“E falënderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Prishtinën, kam theksuar edhe një herë se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit varet nga formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Kryeparlamentari austriak gjatë së hënës qëndroi për vizitë në Kosovë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.