Vuçiq nga Vranja: Betohem në Kushtetutë, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës as de facto as de jure! NULL NULL 11.03.2023 13:54 11.03.2023 13:54 Autobusët me qytetarë nga Leskovci, Vllasotinaci, Bojniku dhe komunat e tjera të Serbisë jugore kanë shkuar në Vranjë që në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka filluar fjalimin e tij rreth orës 11:20, shkruan Danas, përcjell Klankosova.tv. “Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë. Është një dozë e padurueshme lehtësie, me të cilën do të shkatërrohej vendi brenda një jave. Ata as nuk e dinë se çfarë do të thotë shtet”, tha presidenti serb. Siç shpjegon ai, kjo sjell me vete vendime shumë më të vështira. “Obligim të parë e kemi ta mbrojmë Serbinë, të dytin e kemi që të mbrojmë interesat kombëtare dhe të tretin, të mbrojmë paqen dhe stabilitetin. Në Vranjë lindën 620 fëmijë dhe vdiqën mbi 1000 njerëz. Për kë ndërtojmë rrugë e restaurojmë muzeun”, thotë Vuçiqi. Ai përsëriti se nuk do ta njohë Kosovën dhe se ka bërë betimin për Kushtetutën dhe Ungjillin e Mirosllavit. “E di se në çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirosllavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure”, tha Vuçiqi. Presidenti serb paralajmëroi rritje të re të pensioneve në qershor dhe theksoi “se nuk do të ketë dorëzim, tradhti, kapitullim, por luftë për Serbinë dhe Kosovën”. Pas vizitës në Vranjë, Vuçiqi vazhdon turneun e tij në pjesë tjera të Serbisë, si në Bujanoc, Trgovisht dhe Bosilegrad dhe përfundon në Vllashin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur formimin e Lëvizjes Popullore për Shtetin, ndërsa turneun nëpër komuna e ka nisur nga Vranja, ku sot është mbajtur një tubim i madh në Pallatin e Sporteve. Në mbledhjen e kryesisë së partisë së tij, ai ka bërë të ditur se do të bëjë përpjekje që në vitin e ardhshëm të vizitojë çdo komunë të Serbisë dhe po ashtu ka thënë se shpreson që të mund të shkojë edhe në Kosovë. Kryesia dhe Bordi Kryesor i Partisë Progresive Serbe (SNS) të premten e kanë përkrahur njëzëri propozimin e Aleksandar Vuçiqit për formimin e Lëvizjes Popullore për Shtetin dhe Vuçiqi ka thënë se nuk përjashtohet që kjo lëvizje të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. /Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.