Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Nëse iu duket nënçmim Kosova me yll, vendoseni Serbinë me katror

NULL NULL
29.07.2021 13:39

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të bëjë diçka që t’ia lehtësojë pjesëmarrjen Kosovës në nismën që rishtas u quajt “Open Balkan”.

Vuçiq tha se nuk e ka problem që Kosova në vend të yllit të përdorë një shenjë si katrori për t’u prezantuar, njofton Klan Kosova.

“Kur dikush të jetë i përgatitur për të hyrë në këtë nismë atëherë mundet. Nëse i kërkohen Serbisë lëshime atëherë ne jemi të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Nëse për ju është poshtëruese që Kosova të prezantohet me yll, atëherë lirisht vendoseni Serbinë me katror përmbi. Se kam asnjë problem me këtë, vetëm na lejoni të  punojmë mirë e të tregtojmë. Tash mos kërkoni arsyetime që nuk ka bashkëpunim”.

Vuçiq ka thënë se Bosnja dhe Mali i Zi nuk kanë probleme me Serbinë dhe s’po marrin pjesë.

“Nuk e di pse nuk kemi bashkëpunim të mirë. Nëse do të kemi sukses do të ketë pengesa nga anash”.

Vuçiq tha se në Prishtinë po bëhet një fushatë edhe kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama pse ai po ulet në një tavolinë me të, duke shtuar se ndaj tij fushata kundër është konstante.

“Edhe çështjet politike zgjidhen më lehtë veçanërisht kur i bashkoni afaristët dhe ekonominë. Nëse fillon një fushatë e kundërt sikur kjo në Prishtinë, jo kundër meje sepse këtë e kanë mësuar dhe kjo është 24/7, por kundër Ramës se jo pse është i ulur me atë. Mendoj se e bëj gjënë më të mirë për vendin tim njëjtë sikur Rama që e bën atë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.