Vuçiq në Tiranë, vendim i guximshëm - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq në Tiranë, vendim i guximshëm

NULL NULL
15/05/2015

Kryeministri serb Aleksandar Vuciq u tregua si një burrështetas i mençur, kur paralajmëroi se më 27 maj do të vizitojë Tiranën.

I pari i qeverisë në Beograd u lavdërua për këtë vendim të guximshëm, nga ish-premieri suedez, Carl Bildt.

“Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, në këtë mënyrë, do t’i kontribuojnë qetësimit të tensioneve që u ngritën për shkak të dhunës në Maqedoni”, ka thënë ai për gazetën serb Blic, transmeton Klan Kosova.
Bildt, sic raporton e përditshmja nga Beogradi, ka vlerësuar se ka rrezik që konflikti i nisur në Kumanove të shpërndahet edhe në jug të Serbisë. Por, ai ka thënë se tash për tash, grupet ekstremiste shqiptare nuk e kanë mbështetjen për një gjë të tillë.