Vuçiq në takim urgjent me bashkëpunëtorët mbi dorëheqjen e Haradinajt NULL NULL 19.07.2019 20:00 19.07.2019 20:00 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me kryetarin dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij, menjëherë pas lajmit për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve, transmeton Klan Kosova. Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ai i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq. Tanjug poashtu raporton se Vuçiq pritet që nesër të reagojë rreth dorëheqjes së shefit të ekzekutivit serb, Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova. Vuçiq nesër deklarohet për dorëheqjen e Haradinajt *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë