Vuçiq në Moldavi paralajmëron takime me Macron, Scholzin dhe liderë të tjerë NULL NULL 01.06.2023 08:58 01.06.2023 08:58 Aleksandar Vuçiq Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet këtë të enjte në Chisinau në Moldavi. Sipas agjendës së publikuar, ai dot ë zhvillojë takime me liderët më të fuqishëm evropianë – me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, përcjell KlanKosova.tv. Pos tyre takime kreu serb do të zhvillojë edhe me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, Kryeministrin e Çekisë, Peter Fijala, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Më pastaj është paralajmëruar edhe një takim me Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.