Vuçiq mesazh serbëve të Kosovës para zgjedhjeve: Të jeni pjesë e institucioneve kur është e nevojshme

Vuçiq mesazh serbëve të Kosovës para zgjedhjeve: Të jeni pjesë e institucioneve kur është e nevojshme

NULL NULL
2 months më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë për t’u përfaqësuar në institucione, por “kur është e nevojshme”.

“Mesazhi im për serbët është që të jeni të bashkuar, të shkoni në votime sa më shumë që të jetë e mundur, të luftoni për të drejtat e tuaja, për veten tuaja, për vendin tuaj”, ka thënë Vuçiq, njofton Klan Kosova.

“Të jemi në gjendje të reagojmë në institucione në mënyra të ndryshme, por gjithmonë me efikasitet, të jemi me njerëzit tanë, të flasim me njerëzit tanë, jo vetëm në veri, por edhe në gjashtë komuna në jug”.

Derisa po fliste për zgjedhjet lokale të Kosovës, Vuçiq ka thënë se Prishtina dëshiron të rivendosë taksat pas marrjes së masave anti-dumping nga Qeveria e Kosovës.

“Duke vepruar kështu, tregojnë vetëm se sa shumë janë lënduar nga ajo që ndodhi në Bërnjak dhe Jarinjë dhe po tregojnë nervozizëm”.