Vuçiq me prova të reja për rastin “Bytyqi” NULL NULL 07.08.2015 09:13 07.08.2015 09:13 Kryeministi i Serbisë, Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në shtator do të shkojë në Uashington me dëshmi të reja lidhur me rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Prokurori për krime lufte Vladimir Vukçeviq i cili e bëri të ditur këtë informatë ka thënë për Radio Beogradin se është duke u punuar intenzivisht në rastin “Bytyqi” dhe se në hetimin e tij ishte e përfshirë FBI-ja. Ndryshe, kryeministri Vuçiq nga mesi i shtatorit do të shkojë në SHBA ku do të takohet me nënkryetarin Joe Biden kurse pritet që një nga temat e bisedimeve të jetë edhe vrasja e vëllezërve Bytyqi. Prokurori për krime të luftës ka theksuar se deri në fund të mandatit, krahas lëndëve të tjera do të duhej të përfundojë edhe rasti Bytyqi. Më 9 korrik të vitit 1999 Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi, janë vrarë nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 29/09/2023