Vuçiq: Më pak gaz nga Rusia - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Më pak gaz nga Rusia

NULL NULL
28/05/2015
I pari i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, ka deklaruar se do t’i dëgjojë miqtë e tij amerikanë, sa i përket çështjes së furnizimit me gaz nga Rusia.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Associated Press ka thënë se do t’i përgjigjet thirrjeve të SHBA-ve për reduktimin e varësisë nga gazi rus, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

“Sa i përket furnizimit me energji, ne jemi të gatshëm që ta ndërrojmë distributorin e gazit sepse kjo është e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë”, ka thënë Vuçiq.

Agjencia e lajmeve ka bërë të ditur se SHBA-të i kanë inkurajuar vendet e Ballkanit që të furnizohen me gaz nga Gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili do të marrë gazin azerbajxhanas nga Deti Kaspik për në Itali, duke e anashkaluar kështu furnizimin nga Rusia.

Associated Press e quan Serbinë si aleate të Rusisë, e cila pretendon të anëtarësohet në BE.