Vuçiq: Mbi 60 për qind i thanë “po” referendumit NULL NULL 16.01.2022 22:20 16.01.2022 22:20 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se referendumi për ndryshime kushtetuese ka kaluar. Sipas tij, 60.48 për qind e qytetarëve kanë votuar “po” ndryshimeve, ndërsa 39.52 për qind e qytetarëve pjesëmarrës në votime i kanë thënë “jo” ndryshimeve kushtetuese, shkruan N1, trasnmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se qendrat e votimit për referendum janë mbyllur në ora 20:00, ku të drejtë vote kishin 6 milionë e 510 mijë e 323 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur një prag të pjesëmarrjes si kusht që referendumi të ketë sukses. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.