Vuçiq lëshon takimin ku është edhe Mustafa - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq lëshon takimin ku është edhe Mustafa

NULL NULL
27/05/2015
Kjo do të ndodh në rast se Isa Mustafa do të prezantohet si kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës

Aleksandar Vuçiq pritet ta lëshojë secilin takim në Tiranë, në të cilin Isa Mustafa do të mund të prezantohej si kryeminstër i Republikës së Kosovës.

Kështu ka thanë një zyrtar serb që pritet të jetë në delegacion me shefin e qeverisë serbe, gjatë qëndrimit në Tiranë, sot dhe nesër, sipas të cilit, mund të priten provokime karshi premierit nga Beogradi.

“Vuciq udhëton për Tiranë me porosi për paqe, me qëllim që të sigurojë raporte më të mira për të dyja vendet, në radhë të parë në fushën ekonomike”, ka thënë ky burim i gazetër Blic, përcjell Klan Kosova.

“Gjithashtu, ai do të kërkojë edhe më tepër siguri në jug, në mënyrë që të mos ndodh ajo që ndodhi në Maqedoni”.

Vizita e Vuçiq në Tiranë po llogaritet si historike për shka ktë faktit se kjo është hera e parë që një kryeministër serb qëndron në Shqipëri.