Vuçiq largohet nga Tirana NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq sapo është larguar nga Tirana nën përcjellje të helikopterit, raporton gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri. Shefi i qeverisë serbe, gjatë vizitës historike të tij në Shqipëri është takuar një ditë më parë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama si dhe udhëheqës të tjerë të insstitucioneve shqiptare. E para se ta linte Shqipërinë, paraditen e sotme Vuçiq morri pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës i cili po i zhvillon punimet në Tiranë. Gjatë këtij forumi, numri një i qeverisë së Beogradit shprehu gatishmërinë për realizimin e projekteve të ndryshme mes vendit të tij dhe Shqipërisë.