Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vuçiq kërcënon luginasit me arrestime, aktivizohet lobi shqiptaro-amerikan”(VIDEO)

NULL NULL
15.04.2024 23:43

Presidenti serb, Aleksandar Vuciq bëri një deklaratë publike kërcënuese ndaj shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, duke deklaruar se “secili që punon kundër Kushtetutës së Serbisë do të arrestohet menjëherë”.

Lidhur me këtë deklaratë në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur ish-deputeti i Kuvendi të Kosovës, Faton Bislimi nga Liga Shqiptaro – Amerikane, njofton klankosova.tv

Ai tha se Vuçiq në vazhdimësi ka qenë kërcënues i stabilitetit në Ballkan.

“Presidenti Vuçiq në vazhdimësi ka qenë një ndër kërcënuesit e stabilitetit në të gjithë Ballkanin. Ai ka diskriminuar qytetarët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe kërcënimi që është bërë publik dje më shumë se që i drejtohet atyre nuk i drejtohet askujt tjetër, sepse të vetmit qytetarë brenda Serbisë që jetojnë në Luginë të Preshevës janë shqiptarët etnik që kërcënohen e diskriminohen”, tha Bislimi, përcjell klankosova.tv

Bislimi ndër tjerash ka komentuar edhe lidhur me konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, nuk ka partner më të besueshëm për Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.