Vuçiq ka një kërkesë për BE-në - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq ka një kërkesë për BE-në

NULL NULL
06.05.2015 13:19
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar nga vendet e BE-së që t`i njohin angazhimet e vendit të tij në dialogun me Prishtinën

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar nga kryetari i Aleancës Progresive të socialistëve e demokratëve të Italisë, Xhani Pittella që vendet evropiane të njohin angazhimet e Serbisë në dialog me Prishtinën.

Sipas komunikatës së qeverisë serbe, Vuçiq shpreson se vendet e BE-së do të njohin edhe angazhimet në reformat e fushave të tjera dhe të hapin kapitujt e dialogut për anëtarësim në Bashkimin Evropian .

Ndërkaq, mysafiri italian ka thënë se në vendin e tij dhe në Parlamentin Evropian po përcillen me interesim reformat e qeverisë së Serbisë.