Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të vendit.
Ai ka shprehur falënderimin e tij ndaj qytetarëve, që siç tha, i dhanë besimin e tyre, raporton Danas.
“U jam mirënjohës qytetarëve që dy herë më dhanë besimin e tyre. Sot është dita kur jap dorëheqje”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai deklaroi se presidenti i ardhshëm duhet të ruajë, siç tha, interesat kombëtare.
Vuçiq tha gjithashtu se Serbia duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik, veçanërisht në inteligjencën artificiale dhe robotikë, në mënyrë që të mos mbetet prapa.