Vuçiq i qahet ambasadorit rus NULL NULL 30.05.2023 13:46 30.05.2023 13:46 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka pritur në takim këtë të martë, Ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Në këtë takim Vuçiq ka thënë se e ka njoftuar mysafirin për situatën në veri të Kosovës “dhunën dhe diskriminimin ndaj serbëve në Kosovë”. Ai ka thënë se Beogradi do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke kërkuar masa të menjëhershme që garantojnë siguyrinë e serbëve. “Kjo është parakusht për bisedime të mëtejme me përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë”, ka shkruar Vuçiq. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Spanja beson se samitet e Granadës do të jenë pikë kthese për të ardhmen e Evropës 13 minuta më parë