Vuçiq: Hera e parë që Kosova u ndesh me dënime të vërteta amerikane NULL NULL 01.06.2023 11:08 01.06.2023 11:08 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë nga Moldavia ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian se SHBA-ja dërgoi një dënim të vërtetë për siç tha sjelljen e Kosovës. Ai ka shtuar se shpreson që njëjtë do të ndodhë edhe me evropianët. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Amerika po e ndryshon kursin e saj ndaj Kosovës dhe a mund të ndikojnë në Albin Kurtin, Vuçiq tha se as “fëmijët nuk do të mund ta pranojnë atë përfundim sepse është mjaft e qartë se kush është përgjegjës dhe fajtor për një situatë specifike”, njofton Klankosova.tv. “Por nëse më pyesni mua strategjikisht, sigurisht që asgjë e veçantë në atë qëndrim të përgjithshëm ndaj Kosovës dhe situatës në rajon nuk do të ndryshojë. Megjithatë, është e rëndësishme që, nëse asgjë tjetër, të paktën të mund të na dëgjojnë. Kur dikush ka qenë duke e ekzagjeruar për muaj të tërë dhe nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveç provokimeve ndaj popullit serb – kjo ishte hera e parë që u ndesh me dënime të vërteta amerikane dhe për këtë u jam mirënjohës”, tha Vuçiq. Të martën Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sanksionuan Kosovën duke e përjashtuar nga stërvitja “Defender Europe 23”, si dhe në realizimin e vizitave bilaterale mes zyrtarëve të lartë të ShBA-së e Kosovës si dhe ndaljen e lobimit amerikan për njohje të reja, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Të 27 vendet anëtare të BE-së dërguan zyrtarë në Kiev, por vetëm 23 kryediplomatë të pranishëm 22 minuta më parë
Kosova Haradinaj: Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë, shenjë se terrorizmi nuk kalon 22 minuta më parë