Vuçiq: Gjermania nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë e Kosovës NULL NULL 15.02.2019 23:33 15.02.2019 23:33 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në Mynhen me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass. Ai ka thënë se është falënderues që Gjermania të pranojë ta dëgjojë Serbinë, për shkak të pozicionit të fortë mbështetës të Berlinit për pavarësinë e Kosovës. “Pozicioni ynë në të tilla takime është shumë i vështirë. Tani na duhet të bëjmë mrekulli vetë që të na dëgjojnë, dhe për këtë i falënderojmë. Ata e kanë pranuar Kosovën e pavarur, dhe kur ata flasin për ndryshim kufijsh, ata flasin për ndryshim kufijsh që nuk lejohen”, ka thënë Vuçiqi. Kreu i shtetit serb shtoi “Kjo duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve, sepse njerëzve tanë në Serbi shumë mashtrues provojnë t’ua shesin tregimin se si janë kundër ndryshimit të kufijve, porse Kosova është Serbi. Nuk është kështu, Gjermania thjesht nuk dëshiron që të ndryshojnë kufijtë e Kosovës së pavarur”, ka thënë ai, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazoviq thotë se nëse do të ishte kryeministër, Mali i Zi do të votonte pro anëtarësimit të Kosovës në KiE 3 minuta më parë
Kosova Vetëvendosja shtrin rrënjët e punësimit në shkollat e Gjilanit, drejtoresha e Arsimit i ik Kiks Kosovës (VIDEO) 13 minuta më parë
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Sami Kurteshit (VIDEO) 19 minuta më parë