Vuçiq ende s’ka vendosur për pjesëmarrjen në Samitin BE-Ballkan Perëndimor NULL NULL 20.06.2022 23:22 20.06.2022 23:22 Të enjten, më 23 qershor, në Bruksel, pritet të mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Vuçiq tha se do të konsultohet me liderët e Open Balkan dhe qeverinë serbe për këtë çështje, përcjell klankosova.tv. “Do të pres të konsultohemi në kuadër të Open Balkan me zotin Rama dhe zotin Kovaçevski. Do ta konsultoj dhe qeverinë. Pastaj do të sjellim vendim, nëse do të shkojmë në Bruksel dhe cili do të jetë pozicioni ynë”, tha Vuçiq. Ai ka shtuar se është shumë i interesuar për të mësuar se çfarë do të ndodhi në këtë samit, pasi do të përcaktojë arkitekturën e Evropës. Presidenti serb tha se ajo mund të jetë dita më e rëndësishme në 10 vitet e fundit në nivel evropian. “Më intereson shumë si do të duket kjo të enjten, sepse në bazë të asaj do të mund të nxjerrim përfundime se si do të jetë arkitektura e Evropës. Ndoshta dita më e rëndësishme dhe më interesante në 10 vitet e fundit në nivel evropian”, shtoi lideri serb. Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë të martën nëse do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Bruksel, ndërsa qeveria e Shqipërisë ende nuk ka bërë të ditur cili do të jetë qëndrimi i saj. Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23-24 qershor që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit. Shqipëria dhe RMV presin hapjen e negociatave, gjë e cila kërkon heqjen e vetos nga Bullgaria, kurse Kosova pres liberalizimin e vizave/Euronews.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy ditë pas votës kundër në KiE, Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë një marrëveshje 23 minuta më parë