Vuçiq e quan "historike" vizitën e tij në Tiranë (Video) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq e quan “historike” vizitën e tij në Tiranë (Video)

NULL NULL
25/05/2015

Pas më shumë se gjashtë muajsh të vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd, ai do të jetë nikoqir i homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, në Tiranë.

Shefi i qeverisë serbe, pak ditë para se ta vizitojë shtetin shqiptar, i tha televizionit beogradas B92 se zgjidhja e vetme është krijimi i raporteve të mira me shqiptarët.

Shkuarjen e tij në Shqipëri, që është vizita e parë e një kryeministri serb në këtë shtet, e quan historike.

Vizita e Vuçiqit në shtetin shqiptar po shihet si diçka pozitive nga një ish ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Gazmend Pula, ish ambasador i Kosovës në Shqipëri, thotë se Kosova do të zë prapë vend të rëndësishëm në muhabetet e Ramës me Vuciqin.

Sipas planit, Aleksandar Vuçiq, do arrijë në Tiranë mesditën e 27 majit.

Dita e dytë është e rezervuar për pjesëmarrje në një forum ekonomik, që do të mbahet në kryeqendrën shqiptare.

Kronikë nga Besnik Tahiri.