Vuçiq e pranon se kurrë nuk caku duart me Kurtin (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 17.05.2022 20:24 nga Besnik Tahiri 17.05.2022 20:24 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, asnjëherë nuk i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit. Kjo përkundër dy takimeve në Bruksel dhe dy tjerave jo-formale, njëri në Slloveni më 2021 e tjetri në Berlin më 4 maj 2022. “Kur flasim për Albin Kurtin, dua t’ju informoj se unë kurrë në jetën time nuk kam shtrënguar duart me atë njeri. Mendoj se pajtoheni edhe ju se kjo nuk është gjë normale. Ne kurrë nuk ia kemi zgjatur dorën njëri-tjetrit”, tha Vuçiq. Ndërkaq Kurti s’ka folur shumë për këtë aspekt të mos komunikimit me Vuçiqin. Veçse ka shkrepur një mori akuzash ndaj presidentit serb dhe të kaluarës së tij politike si ministër i regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Nga ana e tij, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, tha se po “angazhohen” që deri në fillim të verës ta organizojnë një takim mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel. “Na duhet angazhim konstruktiv e përparim i shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Me këtë pajtohen secili nga ana e tyre, por kur ulen së bashku përparimi është i zorshëm. Ne duhet të krijojmë besim, është thelbësore përmirësimi i atmosferës në dialog”, shtoi Borrell të hënën mbrëma pas takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Për gjuhën e përdoruar nga të dyja palët në procesin e dialogut dhe porositë që duhet përcjellë nga lidershipi, sidomos ai kosovar, ka folur Nora Ahmetaj, hulumtuese e drejtësisë tranzicionale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë