15:22, 2 Dhjetor 2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia dëshiron të hap kapituj të rinj në negociatat e pranimit, por edhe të sqarojë situatën e asaj që vendet e Bashkimit Evropian e shohin si të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse kjo është në rregull, faleminderit, nëse nuk është … faleminderit gjithashtu. Ne do të veprojmë në mënyrë racionale dhe pragmatike dhe do të shohim se çfarë të bëjmë për vendin tonë, “tha Vuçiq në një konferencë për shtyp pas takimit me Manfred Weber nga Partia Popullore Evropiane dhe raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë