Vuçiq: Deklarata e Konjufcës për Asociacionin ishte e pritshme NULL NULL 09.02.2023 14:14 09.02.2023 14:14 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet, ishte i “pritshme”. Vuçiq ka thënë që e “përgëzon Konjufcën për sinqeritetin e tij”, sepse sipas tij “institucionet e Prishtinës “më në fund treguan sinqeritet”. “Ata ishin të sinqertë në atë që kurrë nuk kanë dhe as nuk planifikojnë, të formojnë një Asociacion. Të shohim se çfarë do të bëjnë tani amerikanët dhe të tjerët”, tha Vuçiq. Ndryshe kjo deklaratë e Vuçiqit vjen pas asaj të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili e ka komentuar një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me kryeministrin Albin Kurti, a pa të, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të krijohet. Konjufca ka paralajmëruar edhe protesta, duke shprehur edhe gatishmërinë e tij që ta lë karrigen e krykuvendarit për ta ndalur Asociacionin. Ai ka thënë se nuk është theksi te Kurti, por sipas tij, pa kryeministrin e Kosovës – Asociacioni nuk mund të bëhet. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 13 orë më parë