Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll, diskutojnë edhe për dialogun Beograd-Prishtinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq bisedon me kryeministrin spanjoll, diskutojnë edhe për dialogun Beograd-Prishtinë

NULL NULL
21.02.2023 19:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Ashtu siç njofton Vuçiq përmes postimit në Instagram, të dy kanë biseduar për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Spanjës, shkruan Klankosova.tv.

“Bisedë shumë e rëndësishme dhe e mirë me Pedro Sanchez. Mikun e sinqertë të Serbisë e njoftova me ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, e falenderova për përkrahjen, si dhe për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtarë. Biseduam gjithashtu edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik midis Serbisë dhe Mbretërisë së Spanjës”, ka shkruar presidenti serb.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.